Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, zhvilloi një takim me prokurorë të Prokurorisë së Elbasanit.
Kandidaturat për kreun e Prokurorisë së Elbasanit mësohet të ketë qenë tema kryesore e diskutimit të këtij takimi, që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Burime për A2 bëjnë me dije se dy kandidaturat për drejtues të Prokurorisë së Elbasanit, janë Bledar Mustafaraji dhe Kreshnik Ajazi.
Do të jetë KLP ajo që do të vendosë mbi emrin që do të marrë drejtimin e një prej prokurorive më të mëdha në vend siç është ajo e Elbasanit. (A2 Televizion)