Gentian Selmani e ka nisur me trofe aventurën e tij të re në Turqi.
Portieri, ish-kapiten i Laçit, i cili luan me klubin e kategorisë së dytë turke, Menemenspor, ka fituar Kupën e Detit Egje.
Selmani ka firmosur për dy sezone me skuadrën nga Izmiri. Ai është një nga përforcimet e këtij klubi që kërkon këtë sezon ngjitjen në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)
