Gërvalla në OKB: Serbia dhe Rusia kërcënim për Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 13:35 | Kosova
Gërvalla në OKB: Serbia dhe Rusia kërcënim për

Debati i radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u zhvillua nën hijen e agresionit rus në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia dhe Rusia paraqesin kërcënimin më të madh për qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa homologu serb, Nikola Selakoviç, deklaroi se Kosova është larg të qenit normale.

Të dy ministrat paraqitën pikëpamje tërësisht të kundërta mbi zhvillimet e gjashtë muajve të fundit. Gërvalla e cilësoi Serbinë si satelit të Rusisë, ndërsa Selakoviç dënoi pengimin e votimit në veri të vendit dhe moszbatimin e marrëveshjes së asociacionit. Duke prezantuar raportin e saj për situatën në Kosovë, shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh, u kërkoi Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.

Ajo bëri thirrje për dënimin e përbashkët dhe veprime të shpejta për të vënë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos