Marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak: Nesër është dita vendimtare

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 19:32 | Kosova
Marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë,

Nesër është dita vendimtare për marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e konfirmoi i emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Me një status në Twitter nga Beogradi, ku zhvilloi një vizitë zyrtare, ai theksoi se gjatë të mërkurës u mbajt takimi I fundit mes grupeve të punës të Kosovës dhe Serbisë. “Tani, u takon kryenegociatorëve që të arrijnë një marrëveshje për të ecur përpara”, shkruan Lajçak.

https://a2news.com/2022/04/20/neser-perfundon-afati-marreveshja-per-targat-kosova-dhe-serbia-ne-raundin-e-fundit/

Marrëveshja e përkohshme për targat skadon nesër. Në bazë të saj, simbolet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë mbuloheshin me letër të bardhë gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës. Ujdi u arrit shtatorin e kaluar dhe kishte për qëllim uljen e tensioneve në veri të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos