
Mbreti i tryezës për natën e ndërrimit të viteve këtë vit kushton nga 20 deri në 30 për qind më shtrenjtë se viti i kaluar. Nëse qytetarët janë ankuar vjet për çmime të larta të gjelit të detit, këtë vit situata është akoma më e rënduar. Dhe për pasojë si qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë, ashtu edhe shitësit që nuk kanë mundësitë të shesin janë në situatë të vështirë.
Në Elbasan në tregun e shpendëve, shumica e qytetarëve kthehen në vizitorë sesa në blerës.
Edhe vetë tregtarët janë të pakënaqur nga situata dhe parashikimet e tyre janë të zymta këtë fundvit.
Por çfarë ka ndikuar në rritjen e çmimit të gjelit të detit dhe sa i kushton rritësve ushqimi i mbretit të natës së ndërrimit të viteve.
Në këto kushte, shumica e qytetarëve duket se do ta vendosin në orët e fundit të blejnë ose jo gjelin e detit, ndërsa një pjesë do të presin edhe ditët e para të janarit me shpresën se do ta blejnë me çmim më të lirë. (A2 Televizion)