Bilanci i pandemisë, rriten infektimet, nuk ka viktima

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 19:13 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, rriten infektimet, nuk ka viktima

Janë 33 personat që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 563 testime të kryera në 24 orë.

Fatmirësisht, në ndryshim me ditën e djeshme ku pas disa muajsh  u regjistrua një viktimë, sot asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 202. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim vetëm 1 pacient.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 563 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në Bashkitë:

 21 në Tiranë, 3 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat, Dimal.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika 20 Dhjetor 2022

Raste të reja ditore                33

Të shëruar në 24 orë             16

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       563

Testime totale                   2,015,978

Raste pozitive                      332,589

Raste të shëruara                  328,792

Raste Aktive                             202

Humbje jete                              3,595 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos