Nis puna për Teatrin e ri Kombëtar, policia rrethon perimetrin për të shmangur përplasjet

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 11:00 | Aktualitet

Sot nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Vendimi ka sjellë reagim nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, të cilët kundërshtuan shembjen dhe procedurat për ndërtimin e godinës së re.

Për të shmangur përplasjet i gjithë perimetri është rrethuar me punonjës policie. Gjithashtu, është bllokuar pedonalja për të penguar kalimin e këmbësorëve.

Në ceremoninë e përurimit të punimeve do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe arkitekti danez Bjarke Ingels.

Përveç anëtarëve të Aleancës për Teatrin të pranishëm janë edhe anëtarë të Partisë Demokratike dhe kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi. Pak ditë pas shembjes së godinës, Aleanca ka bërë disa kallëzime, plot 18 herë në SPAK, për hetimin e asaj që e quan “aferë korruptive”.

https://youtu.be/NAVZWvA6H_E

Në korrik të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse, si dhe parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.

Qeveria i hapi rrugë shembjes së godinës duke e kaluar pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Edhe kjo VKM u rrëzua nga trupa, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.

Por gjykata nuk arriti të caktonte nëse shembja e godinës së teatrit ishte antikushtetues apo jo. Kjo për shkak se për herë të parë, gjyqtarët u ndanë duke mos arritur kuorumin prej të paktën pesë votash, çka mundëson vendimmarrjen.

Për sa i përket Vendimit të Këshillit Bashkiak, nuk u formua shumica prej 5 votash, në lidhje me juridiksionin e kësaj Gjykate për shqyrtimin e saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/02/gjykata-kushtetuese-pezullon-punimet-per-ndertimin-e-teatrit-kombetar/
https://a2news.com/2020/05/19/teatri-kombetar-ishte-apo-nuk-ishte-monument-kulture/

A2 CNN Livestream

Latest Videos