
Disa muaj pasi trupave ukrainase iu tha të ndalonin mbrojtjen e Mariupolit, qyteti-port që dikur gëlonte nga jeta tashmë është kthyer në gërmadha.
Pamjet e shpërndara nga gazetari i Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, tregojnë rrugë të shkreta dhe ndërtesa të djegura në qytetin që dikur ishte një qendër tregtie me gati gjysmë milioni njerëz.
Në maj, regjimenti Azov u urdhërua të "shpëtonte jetë ushtarësh" në port dhe civilët dhe ushtarët e plagosur rëndë u evakuuan nga uzina Azovstal e Mariupolit.
Mariupol ka qenë shënjestër kryesore për Vladimir Putin që nga fillimi i luftës dhe qyteti u shkatërrua pasi u vu nën një breshëri sulmesh në muajt e parë të luftës.
Rajoni ishte në qendër të vëmendjes ruse që në fillim të pushtimit dhe kapja e tij i lejoi ata të pushtonin një rrip toke të ndërprerë nga Gadishulli i Krimesë në jug, të cilin e aneksuan në vitin 2014, deri në rajonin e Donbasit në lindje. (A2 Televizion)