Gjendet e braktisur në Golem foshnja, nëna 22-vjeçare shoqërohet në Polici

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 09:36 | Aktualitet
Gjendet e braktisur në Golem foshnja, nëna 22-vjeçare

Një foshnje disa javëshe është gjetur e braktisur në rrugë, në plazhin e Golemit. Aktualisht fëmija ndodhet në pediatrinë e Durrësit, e ndërsa mësohet se është identifikuar nëna dhe është shoqëruar në Komisariat, ku po merret në pyetje.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren me iniciale D. S., banuese në Durrës. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar të renë të braktisë foshnjen e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos