
Një 64-vjeçare është gjetur e pajetë pasditen e së martës në rrugë në Babrru. Policia bën të ditur se viktima është shtetasja P. Q., 64 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)