Gjendet në një kanal në Vlorë, trupi i pajetë i 51-vjeçarit nga Kukësi

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 11:54 | Kronikë

Një 51-vjeçar nga Kukësi është gjetur pa shenje jete në një kanal në një fshat të Vlorës. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se viktima ishte punëtor, i cili gjatë rënies ka qëlluar kokën në një bordurë betoni. Mësohet se 51-vjeçari nga Kukësi jetonte në Lushnjë dhe nuk dihet ende ku kishte punuar dhe si u gjend aty.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos