Gjendet një kufomë në liqenin e Fierzës

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 17:27 | Kronikë
Gjendet një kufomë në liqenin e Fierzës

Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një personi është gjetur pasditen e së shtunës në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.

Viktima u gjet nga kalimtarët në afërsi të fshatit Bushat të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Gjika, i zhdukur më 26 dhjetor, të vitit të kaluar.

Kufoma është nisur drejt Spitalit të Tiranës për ekspertizë, për shkak se morgu në Kukës është në rikonstruksion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos