Gjendet një makinë e djegur në Durrës, dyshohet se u përdorën në atentat

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 18:04 | Kronikë
Gjendet një makinë e djegur në Durrës, dyshohet se u

Një automjet është gjendur i djegur pasditen e sotme në zonën e Shën Vlashit në Durrës.

Nga të dhënat e para, dyshohet se automjeti është përdorur në atentatin ndaj Julian Meçajt dhe Plarent Dervishit këtë të enjte në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës. Zona ku është gjetur mjeti i shkrumbuar vetëm pak kilometra nga ngjarja e mesditës.

https://a2news.com/2019/06/20/bresheri-plumbash-ndaj-range-rover-it-3-te-plagosur/

Nga sulmi me armë mbeti i plagosur Julian Meçaj, 36 vjeç, dhe Plarent Dervishaj, 47 vjeç, kunati i Lulzim Berishës. Mësohet se Meçaj ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Durrësit, ndërsa Dervishaj ka vetëm një gërvishtje. Personi i tretë i ndodhur në makinë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk është plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos