Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën 49-vjeçarja

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 09:21 | Kronikë

Një 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Vloçisht të Korçës, në aksin Korçë - Maliq.

Sipas Policisë, shtetasi grek, P.B., banues në Greqi, 73 vjeç, ka përplasur me mjetin e tij, tip Toyota shtetasen M.A, e cila po kalonte rrugën në këmbë.

Gruaja ka humbur jetën menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia është arrestuar në flagrancë.

Në fillim burimet e policisë kishin dhënë gabimisht identitetin e vajzës 21 vjeçare të viktimës, bazuar në një kartë identiteti të saj në çantën e të ëmës, por më pas u sqarua identiteti i vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos