
Një person është gjetur i pajetë nga kalimtarët në një kanal vaditës në fshatin Kullaj të Shkodrës mëngjesin e së dielës.
Sipas policisë, viktima është 28 vjeçari L.B. i cili ishte larguar nga banesa e tij disa ditë më parë dhe vuante nga depresioni.
Trupi i të riut u gjet shumë pranë shtëpisë së tij dhe nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)