Një krim i mundshëm në familje është parandaluar nga forcat e policisë së kryeqytetit duke sjellë arrestimin e një shtetasi 37-vjeçar, Marash Mexhaj.
Sipas informacioneve, i arrestuari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, dhe kishte arritur ta kanoste atë me një armë zjarri, e cila u sekuestrua në flagrancë gjatë operacionit në fshatin Kasallë, ku çifti banonte, ndërkohë që ishte me fishek dhe gati për qitje.
Personi tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap nga efektivët.
Mexhajt i janë sekuestruar ndër të tjerat edhe municione ushtarake, si dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë, diçka që bën të mendohet edhe për vepra të tjera të paligjshme. (A2 Televizion)