Kontroll në burgun e Peqinit, gjenden celularë dhe kaçavida

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 09:13 | Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë kontrolli në burgun e Peqinit. Kontrolli nisi nga ora 23.30 e mbrëmjes, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara.

Gjatë kontrollit dy grupe të Forcave Operacionale, kanë gjetur tre telefon celularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos