
Një person është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në një banesë të braktisur në Gjirokastër.
Nga të dhënat e para të raportuara nga policia, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
“Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen "11 Janari", Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)