All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, kërkon t’i kthehen mbrapsht paratë e sekuestruara

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 16:45 | Kronikë
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, kërkon t’i kthehen mbrapsht
All - Paragraf - 1

Në 11 tetor Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin përfundimtar ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, të dënuar nga Shkalla e Parë për “korrupsion”.

Në seancën e së hënës në Apel, Hoxha kërkoi pafajësi, si edhe kthim të shumës së parave të sekuestruara. Përmes avokatit, Hoxha pretendoi se vendimi ndaj saj në Shkallën e Parë, ku u dënua me 2 vjet burg ishte dhënë nën trysni politike e mediatike. Pafajësi kërkoi edhe avokati i pandehur, Aldo Tabaku, si edhe të pandehurit e tjerë të çështjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos