Gjendet pa shenja jete në rrugë 68-vjeçari, dyshohet që është aksidentuar

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 14:05 | Kronikë
Gjendet pa shenja jete në rrugë 68-vjeçari, dyshohet që

Gjendet një person i vdekur në Milot të Kurbinit. Sipas Policisë 68-vjeçari është gjetur në anë  rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, rreth orës 11:30.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos