Shpërthen bombula e gazit në Lezhë, lëndohet 67-vjeçarja

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 12:20 | Kronikë
Shpërthen bombula e gazit në Lezhë, lëndohet

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës. Për pasojë është lënduar një 67-vjeçare e cila është dërguar për mjekim në Tiranë, si edhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesë.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L.  67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos