
Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga policia, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku.
Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin e saj dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj. Mësohet se 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve është shoqëruar rreth orës 15:30 në Polici dhe po merret në pyetje mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.
Njoftimi i Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:
Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa. (A2 Televizion)