Mister në Lezhë, zhduket kryesekretarja e Gjykatës

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 12:02 | Kronikë
Mister në Lezhë, zhduket kryesekretarja e Gjykatës

Është zhdukur në rrethana të paqarta kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku.

Bashkëjetuesi i nënës së dy fëmijëve, ka denoncuar në polici largimin e saj duke thënë se nuk e di se ku mund të ndodhet.

Policia e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet për këtë çështje dhe si pista po shqyrtohet konflikti në familje, por edhe detyra e saj si sekretare në Gjykatën e Lezhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos