Pas shumë ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit që humbi jetën në ujërat e lumit Fan.
I mituri ishte duke luajtur, kur 10-vjeçari hyri në lumë për të kapur topin që i ra në lumë dhe rrjedha e mori me vete. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 prill, orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.
"Sot falenderojmë Zotin që trupi i Sevastisn Laskës, fëmijës që u mbyt në lumin Fan, u gjet. Ngushëllime familjes e faleminderit të gjithë atyre që janë angazhuar për ta gjetur. Zoti e bani një mrekulli për familjen Laska e për të gjithë ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.
Trupi i pajetë i 10-vjeçarit u nxor nga Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan pas më shumë se 10 ditë kërkimesh, njoftoi ministria e Mbrojtjes.
Trupi i vogëlushit u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të motit ekstrem. Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme. (A2 Televizion)

