I dënuar me burg për mashtrim, shqiptari ekstradohet nga Zvicra

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 15:53 | Kronikë
I dënuar me burg për mashtrim, shqiptari ekstradohet nga Zvicra

Një 48-vjeçari, i dënuar në Shqipëri për mashtrim, është ekstraduar këtë të shtunë nga Zvicra, për të vuajtur dënimin në vendin tonë.

Policia e Shtetit tha se Avni Buci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2017, Gjykata së Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”. 

Sipas Policisë, Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos