Iu bë atentat në makinë, dëshmia e djalit të policit: E nxori armën nga një thes, nuk e njoh

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 14:50 | Kronikë
Iu bë atentat në makinë, dëshmia e djalit të policit: E

Shënjestra e atentatit të sotëm në Shijak, Orlando Paplekaj ka dëshmuar në polici, duke pohuar se ka qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë, ku një mjet tip “Golf” pasi e ka ndjekur atë për 10 metra, pasagjeri që ndodhej në automjet ka nxjerrë armën nga një thes dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Ai thotë se nuk i njeh autorët dhe nuk ka dijeni pse i kanë bërë atentatin.

“Kam qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë, kur një mjet tip ”Golf” më ka ndjekur rreth 10 metra dhe pastaj kanë qëlluar. Pasagjeri i mjetit tip “Golf” e ka nxjerrë armën nga një thes dhe ka qëlluar. Nuk i njoh atentatorët, nuk e di pse kanë qëlluar”, mësohet të ketë thënë Paplekaj.

Orlando Paplekaj është me orgjinë nga Tropoja dhe jeton në Durrës prej 13 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa babai i tij punon si efektiv policie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos