
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e premte brenda ambienteve të portit të Durrësit, ku një person ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë të ditur këtë të shtunë se ka vënë në pranga 3 persona, të cilat akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Personat e arrestuar janë:
-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontejnerëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.”, njofton policia. (A2 Televizion)