Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin e Pogradecit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 07:53 | Kronikë
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin e Pogradecit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm në Pogradec. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e liqenit nga kalimtarët.

Paraprakisht, dyshohet se gruaja mund të jetë vetëmbytur. Policia në vendngjarje nis punën për identifikimin e viktimës.

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur shtetasja B. A., 81 vjeçe, banuese në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas të dhënave të para dhe deklarimeve të marra familjarëve të saj, rezulton se 81-vjeçarja, vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos