Gjendet trupi i pajetë i një personi në Shijak

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 22:55 | Kronikë
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Shijak

Trupi i pajetë i një personi, pjesërisht i dekompozuar është gjetur mbrëmjen e së hënës në zonën e Gjepalaj në Shijak.

Viktima dyshohet të jetë endacak dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos