Dy makina janë përplasur në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin në aksin hyrës në kryeqytet. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dy mjetet e aksidentuara janë një veturë Ford me targa shqiptare dhe një Audi me targa angleze.
Si pasojë e aksidentit, aksi i tunelit është bllokuar thuajse totalisht, duke shkaktuar radhë të gjata. (A2 Televizion)