Gjendja e sipërmarrjeve, Shehu: Nuk kemi politika që garantojnë rritje të qëndrueshme

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 22:22 | Ekonomi
Gjendja e sipërmarrjeve, Shehu: Nuk kemi politika që garantojnë

Për ekspertin e ekonomisë Sherefedin Shehu viti 2021 duhet të ishte një vit shumë i mirë për sipërmarrjen për shkak dhe të rritjes të ekonomisë së vendin me shifrat 7%, por kjo gjë u godit nga kostot e shtuara.

Shehu u shpreh se një tjetër problem në situatën e sotme është dhe mungesa e politikave që garantojnë rritje të qëndrueshme.

“2021 pritej që të kishte një rritje ekonomike, por fatkeqësisht rritja e kërkesës, e cila nxiti rritjen e bizneseve dhe ekonomisë në tërësi po përballet me faktorë frenues si kostot e shtuara sidomos në sektorin energjetik. Këtu kemi disa faktorë të përkohshëm në aspektin e financimit të bizneseve dhe rritja e kostove nuk do ta bëjë 2021 një vit të mirë për bizneset e vogla dhe të mesme. Nuk kemi ambient që të garantojë një rritje ekonomike të qëndrueshme”, tha Shehu në A2 Business. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos