10 ditë nga afati, më pak se 50% e bizneseve janë fiskalizuar

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 16:14 | Ekonomi
10 ditë nga afati, më pak se 50% e bizneseve janë fiskalizuar

Edhe 10 ditë kanë mbetur nga afati ku biznesi mund të bëjë gabime me faturat e fiskalizuara dhe të mos gjobitet.

Nga 1 janari, në fuqi do të hyjnë gjobat për çdo të dhënë të plotësuar gabim në faturë ose të pa raportuar. Një situatë që sipas kontabilistëve do të rëndojë gjendjen e sipërmarrjes, të pa përshtatur ende me procesin e deklarimit online të faturave.

Ekspertët dhe përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar shtyrjen e faljes së gjobave të fiskalizimit, si një mënyrë për ti dhënë kohë sipërmarrjes për t’u përshtatur me procedurat e reja të deklarimit online.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më tani, janë futur në skemën e fiskalizimit vetëm 59,134 biznese nga 120 000 në total që duhet të fiskalizohen. E thënë ndryshe, më pak se gjysma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos