
Vendimi për të mos furnizuar me tarifa të rregulluara nga OSHEE, i cili detyron mbi 7 mijë biznese që të gjejnë një furnizues privat për të lidhur kontratë do të rishikohet.
Është ky njoftimi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën pas ankesave të paraqitura nga 11 shoqatat e bizneseve.
Në deklaratën e institucionit që mbikëqyr tregun e energjisë thuhet gjithashtu se një qëndrim përfundimtar do të komunikohet në ditët në vijim.
Më herët gjatë ditës, në një deklaratë të përbashkët, mbi 7000 biznese thanë se vendi nuk i ka as kushtet dhe as rregullat që do të garantonin një treg të lirë energjie, madje nuk ka as bursë energjie.
Bizneset kërkojnë tryezë pune me qeverinë dhe përfaqësues ndërkombëtarë deri më 24 dhjetor. Nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, do të përshkallëzojnë reagimi (A2 Televizion)