Bujqësia dhe turizmi, sektorët me potencial me të cilët mund të konkurrohen vendet e rajonit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 11:35 | Ekonomi
Bujqësia dhe turizmi, sektorët me potencial me të cilët mund

Bujqësia dhe turizmi janë dy nga sektorët në të cilët Shqipëria ka potencial të lartë zhvillimi. Sipas studiuesve të ekonomisë, pikërisht në këto fusha duhen përqendruar edhe investimet me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe amortizimin e deficitit tregtar.

Që Shqipëria të rrisë aftësinë për të konkurruar me vendet e Rajonit, qeveria duhet t’i përqëndrojë investimet te sektorët me potencial. Sipas studiuesve të ekonomisë, zhvillimi i disa fushave do të bënte që vendi të amortizonte deficitin tregtar, e madje të dilte i fituar nga shkëmbimi i mallrave me shtetet e tjera.

Përveçse vullnetit të mirë të qeverisë, ekspertët thonë se që kjo të arrihet duhet ndalur me çdo kushte e në mënyrë të menjëhershme i largimit të krahut të punës.

Veç bujqësisë dhe turizmit, sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria ka potencial për të zhvilluar sektorë që lidhen me teknologjinë, hidrokarburet dhe industrinë e automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos