
Gjermania njoftoi kufizime më të ashpra për qytetarët e saj që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19. Kancelarja, Angela Merkel, tha se personave të paimunizuar do t’u ndalohet qasja në shumë hapësira publike, përfshirë hyrja në dyqane dhe evente.
Përjashtim bëjnë rastet kur gjermanët do të tregojnë një dokument që vërteton se e kanë kaluar Covid-19.
“Kultura dhe argëtimi do të mbesin hapur vetëm për ata që janë vaksinuar apo shëruar”, u shpreh Merkel. Më tej, kancelarja shtoi se autoritetet e kanë kuptuar që situata është shumë serioze dhe se duhet masa shtesë për të luftuar valën e re të pandemisë.
Merkel njoftoi gjithashtu se vaksinimi mund të bëhet i detyruar për të gjithë qytetarët duke nisur nga shkurti i vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)