
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se qytetarët amerikanë do të fillojnë ta marrin nga dita e hënë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer dhe BioNTech, pasi ajo arriti të merrte autorizimin për përdorim urgjent.
Gjenerali i ushtrisë Gustave Perna, i cili po mbikëqyr procesin e shpërndarjes së vaksinës, u shpreh se 3 milionë dozat e para do të shpërndahen të gjitha shtetet brenda fundjavës.
Vaksina ofron mbrojtje deri në 95% kundër Covid-19 dhe u konsiderua si e sigurt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Agjencia amerikane FDA autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer, pasi u vu nën presion të fortë nga administrata Trump për ta bërë këtë.
Një proces vaksinimi masiv, duke përdorur doza të së njëjtës vaksinë, është tashmë në proces në Mbretërinë e Bashkuar. (A2 Televizion)