Gjermania njeh patentat shqiptare

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 12:50 | Aktualitet
Gjermania njeh patentat shqiptare

Kryeministri Rama, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se Gjermania ka njohur lejet e drejtimit të Shqipërisë.

Rama shkruan në Facebook, se Këshilli Federal i Gjermanisë ka votuar tashmë për njohjen e lejeve të drejtimit me Shqipërinë.

“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos