Gjermania sekuestron jahtin më të madh dhe më luksoz të oligarkëve rusë

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 22:37 | Bota

Sekuestrimi i aseteve të oligarkëve rusë është një prej sanksioneve kyçe që Perëndimi vendosi ndaj Rusisë, për të ndaluar që paratë e tyre të financonin luftën në Ukrainë.

Orët e fundit, mësohet se autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh dhe më luksoz, që i përket motrës së oligarkut rus të lindur në Uzbekistan, Alisher Usmanov.

Zyra Federale e Policisë Kriminale tha se, pas hetimeve dhe pavarësisht fshehjes në det të hapur, ishte në gjendje të përcaktonte se pronarja ishte Gulbakhor Ismailova, motra e Usmanov.

Superjahti “Dilbar” 512 metra i gjatë është i regjistruar në Ishujt Kajman si dhe në një kompani në Maltë, dy parajsa bankare ku ultra të pasurit shpesh parkojnë mjetet e tyre lundruese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos