Putin kërkon tregje të tjera, urdhëron ndërtimin e gazsjellësve të rinj nga Siberia

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 18:06 | Bota
Putin kërkon tregje të tjera, urdhëron ndërtimin e

Rusia do të nisë shumë shpejt zbatimin e një projekti që garanton ndërtimin e gazsjellësve dhe naftësjellësve të rinj në Siberinë perëndimore dhe lindore me qëllimin për të ridrejtuar furnizimet me naftë dhe gaz nga Perëndimi, drejt tregjeve premtuese të jugut dhe lindjes.

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, sipas të cilit në një perspektivë të ardhshme është gjithashtu e nevojshme të përgatitet së bashku me kompanitë e naftës dhe gazit plani për zgjerimin e infrastrukturës së eksportit në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi-Paqësor.

E gjithë kjo lëvizje, që mendohet të ndodhë në një të ardhme të afërt vjen pas angazhimit të vendeve të Perëndimit për të ndërprerë varësinë nga gazi dhe nafta ruse, e cila ka shkaktuar një krizë të vërtetë dhe rritje çmimesh në shumë vend.

BE dhe SHBA vendosën sanksione të shumta ndaj Rusisë dhe eksporteve të saj kryesore për shkak të ofensivës që ky vend po zhvillon ndaj fqinjëve të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos