Gjesti i shëmtuar, Cristiano Ronaldo rrezikon burgun në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 12:59 | Futboll

Incidenti i turpshëm ndaj tifozëve të Al Hilal në ndeshjen e fundit mund t’i kushtojë shumë futbollistit portugez Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.

Një avokat i njohur është indinjuar nga veprimi i yllit të Al Nassr, i cili ka prekur organet gjenitale, teksa tifozët kundërshtarë thërrisnin emrin e Lionnel Messit.

Nouf bin Ahmed që punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare ka depozituar një ankesë në Ministrinë Publikë dhe kërkon arrestimin e CR7.

“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turma provokoi Ronaldon, ai nuk dinte si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, shkruan avokati.

Ronaldo u shfaq i indinjuar pas ndeshjes së ekipit të tij me Al Hilal, të cilën e humbën me rezultatin 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos