Kush luante te Milani dhe Interi në gjysmëfinalen e 20 viteve më parë në Champions

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 12:19 | Futboll

Interi siguroi një biletë të gjysmëfinaleve të Champions League mbrëmjen e së mërkurës pas barazimit 3-3 me Benfica-n në San Siro, pasi kishte fituar në transfertë 0-2. Zikaltrit do të përballen me kushërinjtë e Milanit në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh në Europë, duke përsëritur edhe njëherë tjetër derbin e 20 viteve më parë.

Në atë kohë ishte Milani që kaloi në finale, pas ndeshjes së parë të mbyllur 0-0, ndërsa edhe e dyta përfundoi në barazim 1-1, por kuqezinjtë kaluan më tej për golin e realizuar në fushë kundërshtare.

Ndërsa tashmë dy ekipet udhëhiqen nga emra si Leao apo Theo te Milani e Lautaro e Barella tek Interi, 20 vite më parë dy ekipet e Milanos kishin në grupin e tyre emra të mëdhenj të futbollit botëror në atë kohë.

Në fotogaleri gjeni lojtarët që luajtën në ndeshjen e parë, statistikat e takimit të parë të përfunduar 0-0 dhe të gjithë ecurinë e ekipeve në atë sezon të Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos