Të huajt zhgënjyes, pas Danso, Tirana largon një tjetër futbollist

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 16:27 | Futboll
Të huajt zhgënjyes, pas Danso, Tirana largon një tjetër

Vetëm 24 orë pasi njoftoi largimin e Riçard Danso, Tirana njoftoi prishjen e bashkëpunimit edhe me lojtarin tjetër nga Gana, Isak Giamfi.

Edhe mesfushori u cilësua i panevojshëm për projektin e bardhebluve dhe largohet nga skuadra, një vit e gjysmë pasi u afrua me bujë.

Giamfi, i cili u aktivizua në 22 ndeshje gjatë edicionit të kaluar, ndërsa në këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Prej fundit të sezonit të kaluar, klubi kërkoi të mbyllte marrëveshjet me Danso dhe Giamfi, ndërsa në dhjetor të 2021-shit, lojtarët u detyruan të stërviteshin me ekipin e 21-vjeçarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos