Legjitimoi falsifikimet dhe vodhi milionat e FIFA-s, tani FSHF censuron mediat

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 15:00 | Futboll
Legjitimoi falsifikimet dhe vodhi milionat e FIFA-s, tani FSHF censuron mediat

Vazhdojnë skandalet në FSHF. Pasi shkeli urdhrat e gjykatës duke bërë pagesa të jashtëligjshme, legjitimoi falsifikimin e delegatëve në Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe vodhi 2,1 milionë dollarë nga paratë e FIFA-s, pjesë e fondeve të solidaritetit për Covid-19, tani Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) censuron mediat.

Në konferencën e thirrur për shtyp, për të reaguar ndaj akuzave të rënda, ku ishin të pranishëm drejtuesit e departamentit juridik, projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë, si edhe të medias, u lejuan vetëm tre pyetje nga gazetarët.

Pyetje të formuluara dhe të orientuara për t’i shërbyer vetëm pretendimeve të institucionit që drejton futbollin në vend. Ndërkohë, askush tjetër i pranishëm në sallë nuk u lejua të bënte pyetjet e cilësuara jokomode.

Nga situata me falsifikimet e pjesëmarrësve në Shoqatat Rajonale, të cilat po nxjerrin edhe delegatët me të drejtë vote në zgjedhjet për kreun e federatës, e deri të zhdukja e fondeve nga FIFA. Plot 2,1 milionë dollarë të rialokuar, e që nga xhepat e skuadrave dhe sportistëve në krizë prej pandemisë, u shpërdoruan.

Federata përsëriti refrenin e ndërhyrjeve politike, duke kërcënuar se është ankuar edhe te FIFA, por ndërkohë favorizon falsifikimet, konfliktin e rëndë të interesit, zhdukjen e miliona dollarëve dhe tashmë censuron mediat që nuk paguhen apo nuk janë të lidhura me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos