Gjetja shqiptare: një piton 6 metra si “rojtar” i parcelës me kanabis

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 17:45 | Kronikë
Gjetja shqiptare: një piton 6 metra si “rojtar” i parcelës

Gjykata penale e Liezhit në Belgjikë dënoi një 32-vjeçar vendas, i cili me disa bashkëpunëtorë mori pjesë në tentativën e vjedhjes së një plantacioni kanabisi në Regné, në qytetin e Vielsalm. Disa shqiptarë i kishin ofruar një marrëveshje fermerit, i cili u vuri në dispozicion ambientet e tij.

Më vonë, shtetasi belg u informua për krijimin e një plantacioni kanabisi dhe vendosi të vidhte 1500 bimët e kanabisit, bashkë me disa të tjerë. Por, në momentin kur mbërritën atje, ata bënë zhurmë, çka tërhoqi vëmendjen e banorëve, të cilët lajmëruan policinë.

Kur policët mbërritën atje, gjatë kontrollit në fermë u gjendën përballë një pitoni 6 metra të gjatë, që peshonte 60 kilogramë, të cilin shqiptarët e kishin lënë mes bimëve të kanabisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos