Plagosje me armë zjarri në Milot

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 12:53 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Milot

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Milot.

Sikurse njoftohet nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ndërsa policia po kreh zonën si dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos