Abuzoi me të miturën, dënohet roja i shkollës, Abas Doga

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 13:27 | Kronikë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burgim Abas Dogën, rojën e shkollës, i cili abuzoi seksualisht me një të mitur.

Sipas prokurorisë, ai përdorte filmime të bëra prej vetë tij për të shantazhuar vajzat e mitura. E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, por nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty.

Pas abuzimit seksual, 65-vjeçari e shantazhoi të miturën për një vit rresht ndërsa refuzimi i saj për disa kohë bëri që Doga të shkruante emrin e saj në çdo mur të lagjes duke i bërë të ditur se nëse nuk shkonte tek ai, situata do të përkeqësohej.

Abuzimi ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në institucionet arsimore, por edhe mes radhëve të policisë për të cilat ka nisur hetimi nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Abaz Doga punonte si roje në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” dhe pavarësisht denoncimit te drejtori i shkollës rasti u kalua me largimin nga puna të 65-vjeçarit, pas një viti. Në të njëjtën shkollë si roje punon djali i tij, i cili pavarësisht se ka dënuar veprimin e babait nuk është marrë asnjë masë për largimin pasi vajza ndihej e kërcënuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos