Gjetjet e Dhomës Amerikane, Basha: Korrupsioni bllokon investimet e huaja

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 17:22 | Politikë
Gjetjet e Dhomës Amerikane, Basha: Korrupsioni bllokon investimet e huaja

Gjetjet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kryedemokrati Basha i ka cilësuar si një konstatim se korrupsioni është problem kryesor, që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.

Sipas Bashës, “është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”.

https://a2news.com/2020/02/10/klima-e-investimeve-dhoma-amerikane-e-tregtise-reforme-urgjente/

Përmes një reagimi në mediat sociale, kryetari i PD-së vëren se Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime.

Por sipas tij, ky potencial po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos