
Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe sekretaren e gjykatës Manuela Mallkuçi.
Një ditë më parë gjykata e refuzoi lirimin sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë.
Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkeleda Hoxha u dënuar me 3 vite burg nga shkalla e parë.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. (A2 Televizion)