KLGJ miraton hartën e re gjyqësore: Ja gjykatat që shkrihen

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 08:28 | Aktualitet
KLGJ miraton hartën e re gjyqësore: Ja gjykatat që shkrihen

Pas tre vitesh pune KLGj ka miratuar dje hartën e re gjyqësore në vend. Shkrihen 5 gjykata të Apelit dhe ngel vetëm një në Tiranë.

Shkrihen 4 gjykata Administrative dhe ngelen vetëm dy, një në Lushnje dhe një në Tiranë.

Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13. Si pasojë e rishpërndarjes shkrihen gjykatat e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjes, Pogradecit, Përmetit.

Përpara se të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave fjala e fundit i ngel për mendim KLP-së, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Financave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos