Jahti turistik italian rrezikon mbytjen në ujërat e Adriatikut

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 08:19 | Aktualitet

Një jaht turistik me flamur italian ka rrezikuar mbytjen në ujërat e Adriatikut. Sipas informacioneve të para mjeti turistik "Ziacanaia", i nisur dje nga Marina Punta Faro(Itali), ka dhënë sinjal në Sallën Operative të Portit të Durrësit për rënien e tij në cekëtinë në afërsi të zonës së Currilave.

Në bordin e tij ndodheshin 6 pasagjerë italianë.

Menjëherë janë vënë në dijeni strukturat detare dhe emergjencat civile të portit detar, duke bërë të mundur dhe orientimin e tij drejt Portit.

Aktualisht mjeti turistik është ankoruar në kalatën nr 4 të portit, ndërsa ekuipazhi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për nxjerrjen dhe orientimin e tij drejt Portit të Durrësit janë angazhuar Forca e Sigurisë Portuale Durrës, ambulanca, polumbarët, policia e  Kufirit dhe Migracionit dhe Roja Bregdetare.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos